Gjatë 24 orëve te fundit, Suedia regjistroi 34 persona të infektuar me COVID-19, përballë një numri të lartë testimesh.
Drejtori i Institutit Shtetëror të Epidemiologjisë së Suedisë, Anders Tegnell zhvilloi sot një konferencë për shtyp, në të cilën njoftoi se numri i personave të infektuar me koronavirus po bie me shpejtësi.
Suedia ishte i vetmi vend në Evropë që nuk futi masa drastike në muajt mars dhe prill. Prandaj ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave të shumta, raporton Bloomberg.
“Kurba po ulet”, tha Tegnel në konferencën për shtyp, në të cilën u njoftua se shteti suedez kishte vetëm dy vdekje për shkaku të koronavirusit dhe 34 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 5702 njerëz kanë vdekur dhe pothuajse 80 mijë njerëz janë infektuar në mbretërinë e Suedisë.
“Në përgjithësi, ky është një lajm shumë pozitiv. Duket gjithashtu se së shpejti do të jemi në gjendje të udhëtojmë më normalisht”, tha Tegnel, duke shtuar se masat e udhëtimit do të zbuten gradualisht duke lejuar fillimisht udhëtimin brenda rajoneve dhe më pas në vendet me të ulëta të shkallës së infeksionit.
“Kjo do të thotë praktikisht që njerëzit nga Stokholmi do të jenë në gjendje, për shembull, të shkojnë në Norvegji”, tha epidemiologu kryesor suedez.
Ata nuk zgjodhën bllokimin siç bëri mbarë Europa. Epidemiologu suedez iu referua trendit të rritjes së numrit të rasteve të reja në Evropë.
“Për fat të keq, ne e shohim këtë prirje negative të rritjes së numrit të personave të infektuar rishtas në të gjithë Evropën, është e keqe që kjo po ndodh tani, por ne nuk e shohim këtë prirje në Suedi,” përfundoi ai.