A pritet një valë e dytë e pandemisë? Ja çfarë thotë OBSH

    Gjatë ditëve të fundit, përflitet se nga vjeshta do pritet një valë e dytë e koronavirusit. Por përkundër qendrimeve nga liderët e vendeve të ndryshme që janë në të njëjtën linjë, OBSH thotë se pandemia ka vetëm një valë. Ndaj përpjekjet duhet të jenë në uljen sa më shumë të mundshme të saj.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj të gjithë vendeve, që të mos vetëkënaqen me uljen e shifrave të pandemisë së Covid-19.

    Sipas OBSH, Covid-19 është një virus i ri dhe që po sillet ndryshe. Ndaj vendet duhet të jenë vigjilente në zbatimin e masave, për të ngadalësuar transmetimin që po përhapet përmes tubimeve masive.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *