219 shqiptarë të cilëve u kishte skaduar viza 3-mujore në Francë dhe që kishin aplikuar si azilantë, janë kthyer pëersëri në Shqipëri sipas autoritetet francezeve mëngjesin e së martës të 28 korrikut.
110 ishte numri i personave të cilëve u kthyen nga Metz pasi u kishte skaduar viza 3 mujore.
109 persona të tjerë u dëguan nga Lyon i Francës pasi kërkesat e tyre u refuzuan nga Qendra Franceze e Azilit. Midis shqiptarëve të riatdhesuar, ka edhe familjarë me fëmije.
Ndërkohë, 19 shqiptarë janë riatdhesuar këtë javë nga Gjermania për të njëjtat arsye.
Ministria e Brendshme shqiptare u bëri me dije qytetarëve shqiptarë se kërkesat e tyre për azil nuk mund të pranohen nga asnjë vend i BE pasi Shqipëria kategorizohet si një shtet ”i sigurt”.
Ndërkohë qe Policia e Shtetit thotë se riatdhesimet ishin vullnetare