News

Avokati rrëfen bisedën e pazakontë me kamarierin: Për çdo të prekur me Covid, shteti po merr 18 mije euro..

Avokati rrëfen bisedën e pazakontë me kamarierin: Për çdo të prekur me Covid, shteti po merr 18 mije euro..

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka treguar një bisedë jo të zakontë me një kamarier i cili nuk beson se Covid ekziston.

Në një postim në Facebook, Koci, shkruan se kamarieri i ka thënë se secili shtet merr nga 18 mijë euro për secilin qytetar të deklaruar si të prekur me Covin.

POSTIMI I KOCIT: Krejt është politikë kjo puna e Covidit. Për çdo të sëmurë, shteti po i merr ka 18.000 euro. S’ka virus. Asnjëri prej rrethit tim nuk e ka pasur” – po më thotë kamarieri në restoranin e Hotelit Brilliant, në Qerret.

Restorani plot: jashtë e brenda.

Po e kqyri: djali i pashëm, i sjellshëm – mbi të gjitha me maskë.

Provova me ia shpjegu – e pashë që është e kotë.

Me ja nisë me debatu me te, ja prishi vetës. Ku me e mësu une tash 35 vjeqarin.

“Derisa po e mban maskën mirë është puna.” – i thashë.

Po qeshë.

I pëlqeva si duket, ama nuk e kuptojke ku po e orientoj muhabetin.

Derisa erdhi ushqimi i porositur, kënga La Bohéme – e Charles Aznavour, filloi për të tretën herë rend.

Shumë më pëlqen kjo këngë por nuk mujta pa i thënë: “ Kamarier, e treta herë po shkon kënga e njejtë. A po e ndrron?”

Vazhdoj prap me këngëtar francez.

“Çka punon ti?” – më pyeti

“Avokat”

“Njëmend nuk po e din punën e 18.000 eurove që merr shteti për çdo të lajmëruar si të sëmurë prej Covidi a?” – po i hapë sytë

Post Comment