Virologia e cila u be e njohur kineze pasi u largua në fshehtësi drejt SHBA, vjen me një deklaratë të bujshme ku shprehet që virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën, e ka origjinën nga një laborator ushtarak.
Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.
Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht.
Megjithatë doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Ajo shprehet për mediat britanike se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj.
“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha Li.
Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill”.
“E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong”, përfundoi doktoresha kineze.