Serish ne karantine ne kete vend, qyetetarët vërshojnë nëpër supermarkete

    Jane kthyer serish masat e ashpra për të bërë të mundur frenimin e përhapjes së koronavirusin ne Australi.

    Kryeministri Daniel Andrews ditën e sotme në një konferencë për median bëri me dije se do të rikthehen masat në qytetin e Melburnit percjell shqiptari.net

    Ai tha se do të ndalohet që qytetarët të dalin nga shtëpia nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

    Gjatë pjesës tjetër të ditës banorët nuk do t’u lejohet që të largohen më shumë se 5 km nga banesa e tyre, si dhe do të lejohet të dalë vetëm një pjestar i familjes për të bërë blerjet.

    Andrew ka bërë me dije se masat e lartëpërmendura do të hyjnë në fuqi menjëherë. Kufizimet e reja do të jenë në fuqi deri më 13 shtator.

    “Ne duhet të bëjmë shumë, ne duhet të bëjmë shumë më shumë. Është mënyra e vetme për të mundur këtë virus”, tha kryeministri.

    Menjëherë pas lajmit qytetarët kanë vërshuar në supermarkete për të bërë blerjet.

    Masat janë rikthyer për shkak se në shtetin australian kohët e fundit është regjistruar një rritje e rasteve me koronavirusi dhe kryesisht në Melburn.

    Kujtojmë që deri më tani në Australia 208 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17,923.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *