U shtrua dje te ‘Shefqet Ndroqi’ në gjendje të rëndë, mjeku nderron jete nga Covid

    Ka ndërruar jetë nga Covid mjeku pneumolog Anibal Byberi.

    Mjeku u paraqit ditën e djeshme në Senatorium në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Pasi ka mbërritur te “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë ai është vendosur menjëherë në intubim.

    Por, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi ka mbërritur në spital, duke humbur kështu betejën me virusin.

    Byberi ka qenë mjek prej vitesh në Tropojë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *