Shteti grek ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së shifrave me Covid-19 ditët e fundit.
Masat e reja u vendosën pas një takimi që pati kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.
Masat e reja që u vendosën nga qeveria greke për prandalimin e përhapjes së Covid-19:
-Panairi i 85-të Ndërkombëtar i Selanikut, i cili ishte planifikuar për 5-13 shtator, është anuluar.
-Që nga 17 gusht, të gjithë pushuesit nga Suedia, Republika Çeke , Belgjika, Spanja dhe Hollanda duhet të kenë kryer testin (PCR) për COVID-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më pare, dhe ta paraqesin atë në autoritetet sapo të mbërrijnë.
-Që nga 17 gushti, të gjithë udhëtarët që hyjnë në kufijtë tokësorë të Greqisë, përfshirë këtu edhe qytetarët grek dhe ata me leje qëndrimi, duhet të kenë kryer testin (PCR) për COVID-19 të kryer jo më shumë se 72 orë më parë. Testi duhet të jetë kryer në vendin e origjinës dhe jo në Greqi.
-Që nga 16 gushti vetëm 750 persona do të lejohen të kalojnë kufirin në Kakavijë.
-Ndërsa janë ndaluar të gjitha aktivitetet publike, si koncerte, shfaqe etj.
– Nga 11 gusht deri në 23 gusht, të gjitha baret dhe klubet do të jenë të mbyllura nga ora 00:00 deri më 07:00.