Meteorologu i njohur Hakil Osmani ka folur per parashikimin e motit për këtë javë dhe ndryshimin e tij.
Meteorologu tregoi se kjo javë do të shoqërohet nga një mot me kthjellime.
“Moti gjatë kësaj jave do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore pritet të kemi reshje të pakta të shirave.
Parametri i erës pritet të jetë kryesisht i qetë, me një dallgëzim 3 deri në 4 ballë në det të hapur.
Gjatë mesit të javës vlerat termike pritet të shënohen 38 gradë celsius, ndërsa zonat malore do të kemi luhatje 33-34 gradë celsius.
Ndërsa fundjava pritet të ketë një freskim të motit, por vlerat termike sërish do të mbeten të larta”, sqaroi meteorologu,