Diten e sotme Ministrja e Arsimit Evis Kushi, njoftoi lajmin e mirë për mësuesit, të cilët sipas saj, duke nisur nga ky vit, do të përfitojnë rritjen e rrogës së tyre me 15%.
Kushi e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një shënimi në Facebook, ndërsa shpreh mirënjohjen e saj për mësuesit.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend, do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!”, shkruan ajo.
Megjithatë nuk bëhen me dije detaje nga ky vendim, duke mos përcaktuar datën se kur pritet të nisë