Pas lajmit se Big Brother do të rikthehej këtë vit, menjëherë nisën edhe aludimet se kush do ta prezantonte reality show. Dy ishin emrat që u përfolën: Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
Në fund drejtuesit vendosën që Big Brother Vip do prezantohej nga Arbana Osmani. Ndërkohë Luana asokohe deklaroi largimin nga Top Channel.
Të premten ishte edhe nata më e suksesshme e këtij edicioni të “Big Brother”, me historinë e Donaldit e Borës. Ky sukses duket se nuk ështe pritur dhe aq mirë nga Luana Vjollca, e cila tashmë ka lançuar se po merret me nje projekt shumë të rendësishëm.
Teksa ndodhet në Milano ajo ka bërë një video, duke ironizuar Arbana Osmanin. Në shumë video që bën në instagram Arbana e nis me fjalët: Pëshëndetje “guys”, Hello guys. Gjithashtu ditën e premte, Arbana foli italisht me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, e cila ështe italiane.
Pas kësaj puntate, Luana postoi një video ku fliste italisht duke qeshur: “Che cosa e successo guys”.