Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ishte i ftuar sot në “Shqipëria live”, ku ka folur për disa nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët edhe i njeh nga jashtë.
Teksa fliste për Donaldin, Xhani tha se prej 3 vitesh nuk kanë komunikim por së fundmi është takuar me vëllain e tij dhe gjithçka është në rregull mes tyre.
Xhani: Kemi 3 vjet që nuk flasim me Donaldin. Ai nuk e di, jam takuar me Romeon dhe jemi sërish miq. Kur ka treguar historinë e tij, e ka çdo gjë realitet për të fituar zemrën e publikut. Çdo gjë që ndjen Donaldi brenda, e ndjen edhe Romeo jashtë.
Nga ana tjetër, Xhani foli për Fifin dhe hyrjet e reja në Big Brother.
Ai u shpreh se Fifi nuk është ashtu siç është shfaqur prandaj mund të jetë duke bërë show ndërsa për Einxhelin tha se mund të shkaktojë trazira.
Xhani: Fifi nuk është ajo, është dikush tjetër dhe më duket e çuditshme. Është presioni i mbylljes dhe i showt. Ajo po mendon të bëjë show por nuk e di pastaj.
Einxhel është më ngatërrestare në aspektin e show. Është e shkathët dhe është fiks për atë pjesë. Beatrix më duket si vajzë që do acarohet më shumë sepse do kufizohet shumë nga kamerat.