Një incident i rëndë ka pasuar pas nje tragj edie qe ka ndodhur në spitalin e Palermos, ku një grua qe u dergua në gjendje të rëndë pas kishte pësuar infarkt, humbi jeten.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja 70-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës.
Kur u është dhënë lajmi, familjarët e gruas kanë goditur dhe shkatërruar gjithçka që u ka dalë para.
‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west, – kanë treguar mjekë dhe infermierë. Kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh’.
Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike.