Gruaja nderron jetë brenda Urgjencës, familjarët e saj futen brenda dhe shkatërrojnë çdo gjë

    Një incident i rëndë ka pasuar pas nje tragj edie qe ka ndodhur në spitalin e Palermos, ku një grua qe u dergua në gjendje të rëndë pas kishte pësuar infarkt, humbi jeten.

    Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja 70-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës.

    Kur u është dhënë lajmi, familjarët e gruas kanë goditur dhe shkatërruar gjithçka që u ka dalë para.

    ‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west, – kanë treguar mjekë dhe infermierë. Kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh’.

    Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *