Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Fier, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën.
Mesohet se vogëlushi dyshohet të jetë mbytur në ambientet e kopshtit, pasi ai është dërguar pa shenja jete në spital, nga edukatoret.
Policia ndër të tjera bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kopsht privat, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.