Një ish-drejtor dege është ndaluar për 48 orë nga policia e Kosoves pasi kjo ngjarje ka ndodhur ne Kosove. Ai eshte ndaluar per “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i besimit”.
Mësohet se personi me iniciale I.A., ish-drejror i degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Pejton – Prishtinë, ka bërë të mundur tërheqjen e një shume të konsiderueshme prej 95 mijë euro nga llogaria bankare e një qytetari.
Në vijim njoftimi i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Kosovë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A. – ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton – Prishtinë dhe Sh.B., – punëtor i autotaksit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se ish-drejtori i BKT-së, me inicialet I.A., ia ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër, me inicialet Sh.B., nga llogaria bankare e një qytetari, me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj.