Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Fier Fatjon Hoxha gjatë një emisioni televiziv në “News24” ka deklaruar se rreth tre vite më parë, i ati i ishte futur në dhomë Merushes dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.
Ai tregoi se i ati kishte fikur sahatin e dritave dhe ishte futur nga dritarja në dhomën e Merushes por kjo e fundit pasi kishte ndezur celularin kishte parë që “vjehrri” i ishte futur në dhomë.
Pjesë nga dëshmia e Fatjon Hoxhës:
Dyshime se babai i tij kishte korruptuar policët– Ne dyshojmë sepse ai kishte shumë bagëti dhe i shiti dhe bridhte shumë nëpër polici. Unë nuk kam ushtruar presion psikologjik ndaj tij, ai merrte plakën time i bënte presion dhe i thoshte hajde ta fusim brenda në polici, për mua.
Bën fajtore nënën?– Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte.
Ndaj dhe histoia perfundoi keshtu.