Eskperti i sigurisë publike Ervin Karamuço paralajmëron se Tirana mund të përfshihet nga një valë incidentesh në datën 25 maj, ku mijëra tifozë të huaj pritet të mbërrijnë për finalen e “Conference League”.
Ai thotë se në kryeqytet mund të ketë trazira dhe akte të rënda ndaj sigurisë publike.
Rreth 20,000 tifozë italianë dhe holandezë pritet të jenë në stadiumin “Air Albania” ndërsa numri i përgjithshëm i tyre mund të shkojë deri në 90,000.
Postimi i Karamuços:
Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë të trazirave huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike…