Moti merr kthesën drastike/ Stuhi dhe breshër të hënën, vapë nga e mërkura

Teksa kjo fundjavë është karakterizuar me temperature të larta verore, duket se e hëna sjellë një ndryshim drastik të motit.

Konkretisht sipas sinoptikanëve më 23 maji, pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vranësirat do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të mesditës vranësirat do të rriten duke sjellë reshje shiu, stuhi në disa zona por edhe breshër lokal. Dukuritë e tilla do të shfaqen kryesisht në zonat malore të vendit. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 25 gradë celcius.

Pavarësisht kapriçove të motit gjatë të hënës, e mërkura duket se rikthen temperaturat e larta dhe motin me diell. /abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *