Ka ndërruar jetë polici që u plagos nga kolegu i tij. Ngjarja ndodhi brenda komisariatit nr.3 në kryeqytet, në rrugën Mine Peza
Mësohet se Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori Ludian Zaimi, ka qëlluar në drejtim të Çaush Saliasit, policë të patrullës së Përgjithshme. Ndonëse polici u dërgua në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve e armës së zjarrit.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Ludian Zaimi, polic i ri në detyrë ka ndjekur kolegun e tij me armë dhe e ka qëlluar me 6 plumba. Nuk dihet deri tani motivi që shtyhu policin që të qëllonte me armë kolegun e tij.