Belgjika është bërë vendi i parë në botë që ka vendosur një karantinë të detyrueshme për njerëzit me lisë majmuni.
Virusi ka përfshirë Evropën në dy javët e fundit, me 20 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëntë vende të tjera që konfirmojnë shpërthime si ne Itali Greqi Gjermani etj.
Autoritetet në Belgjikë kanë njoftuar se ata që kanë gjetur virusin, i cili ka shumë karakteristika të lisë, duhet të izolohen për 21 ditë.
Vendi ka njoftuar deri më tani katër raste të lisë së majmunëve – të paktën tre të lidhura me një festival.
Organizatorët e festivalit thanë në një deklaratë: “Ka arsye për të supozuar se virusi është sjellë nga vizitorë nga jashtë në festival pas rasteve të fundit në vende të tjera.”
Lija e majmunëve po përhapet përmes transmetimit në komunitet.
Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik – duke përfshirë marrëdhëniet intime – dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.
Dr Susan Hopkins, një këshilltare kryesore mjekësore për UKHSA, tha se shifrat e përditësuara për fundjavën do të publikohen të hënën pasi ajo paralajmëroi për më shumë raste “në baza ditore”.