Tha se bukurinë e ka marrë nga e ëma/ Reagon per here te pare nëna e Monika Kryemadhit

0
70

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” në News 24 ku bëri një rrëfim të ndjerë për jetën e saj.

Teksa eci nëpër kujtime me anë të fotografive, Kryemadhi tha se ka patur një fëmijëri shumë të mire, me prindër që kanë sakrifikuar shumë. Deputetja tregoi se vëllai i saj ka ardhur në jetë pas 10 vitesh martesë të prindërve të tyre dhe si fëmija i parë ka qenë pak më i privilegjuar se ajo.

Marrëdhënien me nënën deputetja e cilësoi “si luftë dhe paqe”, pasi sikurse ajo rrëfeu, e ëma ka qenë shumë kërkuese ndaj saj. Monika e cilësoi mamanë një heroinë, pa ndihmën e së cilës nuk do të kishte bërë dot asgjë. Është një energji e pashtershme, tha Kryemadhi.

Gjatë bisedës Monika Kryemadhi mori një videomesazh nga nëna e saj, e cila kishte zgjedhur fjalë të ëmbla për të bijën duke e surprizuar dhe emocionuar. “Jam krenare që jam mamaja e saj. Si fëmija im është e pazëvendësueshme, si nënë për fëmijët e vet është e mrekullueshme, si bashkëshorte është e pakursyer dhe si bijë është e sakrificës”, tha nëna e politikanes.

Ndërkohë për të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, Monika Kryemadhi rrëfeu se kanë patur një marrëdhënie të ngushtë dhe e cilësoi “të jashtëzakonshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here