Stuhi shiu dhe breshëri në disa zona të vendit.
Si pasojë e këtyre shtërngatave lokale, ka pasur dëmtime në dru-frutorë, sera e të mbjella.
Një stuhi e tillë përfshiu fshatrat e bashkisë së Maliqit.
Bashkia ka ngritur një grup pune për të verifikuar dëmet dhe informacioni i detajuar do i dërgohet drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve nga dëmet e shkaktuara.
Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.
Sipas njoftimeve, dëmtime ka edhe në disa fshatra të tjera të vendit.