Përdorimi i substancave të ndaluara nga adoleshentët përbën një fenomen të rrezikshëm në vendin tonë, që edhe pse bëjmë sikur nuk ekziston ky fenomen, po realiteti është i trishtë.
Një rast konkret na e sjell gazetarja Rudina Xhunga, e cila tregon se është rastisur me një 14 vjeçar në farmaci, i cili ka blerë tre shiringa për përdorim të këtyre substancave.
Ajo thotë në një postim në facebook, se farmacistja i ka treguar që fëmijët herë pas here marrin valium për të fjetur gjumë, në mungesë të lendes.
Postimi i Rudina Xhungës: Në farmaci shikoj një fëmijë 14 vjeçar, që merrte tre shiringa. Pasi doli, pyes farmacistin: -Merr dr*gë fëmija? -Nuk e di,-më tha.
E pyeta sërish. -Për çfarë i do djali shiringat? -Nuk e di,- tha,-pse i donte! Insistova, duke i thënë se nuk po e pyesja si gazetare, por doja të më tregonte pse i mori ai dhe a marrin të tjerë.
Më tha që po! -Marrin. Më tregoi më tej, që herë pas here i marrin për dr*gë, por ka të tjerë që marrin edhe shiringa edhe valium.