Sinan Hoxha flet fjalet me te bukura per gruan e tij qe cdo femer i deshiron

Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Hoxha ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e tij.

Në një intervistë ia ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale, ndërsa foli për marrëdhënien me bashkëshorten, Andrrën, fëmijët dhe planet për të zgjeruar familjen.

Ai u shpreh në një intervistë për “Top Albania Radio” se Andrra ka qenë një bekim për të.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.”, tregoi Sinan Hoxha.

Sinani tha ndër të tjera se i është dashur që të marrë borxh gjatë pandemisë, pasi kaloi një situatë të vështirë.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, tha këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *