Nuk e futën në punë si mësuese, njihuni me mamanë e palodhur që zbuloi pasionin e ri

Jehona Abdullahu Dabiqaj është një nga bletërritëset më të njohura në Deçan. Ajo ka mbaruar shkollën e lartë për mësuesi, por pamundësia bëri që t’i përkushtohej bletëve dhe të bëhej një mentore dhe për të tjerët. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jehona tregoi si i lindi pasioni për bletët. Madje, ajo tha se vetëm sot nga ora 5 e mëngjesit e kanë pickuar plot 22 bletë. Mirëpo, pavarësisht këtyre lëndimeve të vogla Jehona u bëri thirrje vajzave që të mos dorëzohen.

“I them faleminderit ministrisë së Arsimit në Deçan që nuk më mori në punë se me bletët paguhem më mirë. Nuk e di nëse mund t’i kthehem mësuesisë një ditë, por tani jap mësim për të gjitha ato vajzat që duan të rrisin bletët.

kam mbi 700 familje bletësh, një familje bletësh ka nga një mbretëreshë. Në familjen time ku jam rritur nuk kam pasur bletë, por gjyshi im po, edhe familja e burrit e ka traditë. Nga ora 5 e mëngjesit e deri tani më kanë pickuar 22 bletë. Në fillim e kam pasur shumë të vështirë kur më pickonin bletët, tani jam bërë imune. I them çdo gruaje të mos frikësohet, por të vazhdojë”, u shpreh ajo./Abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *