Pak pas martesës, rreth 5 vite më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko mësuan se prisnin një fëmijë, të cilin e humbën pas tre muajsh. Në një intervistë për podkastin e Mira Kazhanit, Orinda rrëfeu për përvojën që ka lënë gjurmë në jetën e saj.
“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese. Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë. Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurmë nuk ikën kurrë,” tregoi ajo.
“Isha shumë e lumtur, sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh, kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë. E prita si bekim të madh nga Zoti. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thy.erje të madhe”.
“Kur jam kthyer në shtëpi, jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta”, shton ajo më pas.
Moderatorja tregoi gjithashtu se pjesa e portaleve – që shkruanin vazhdimisht se ajo ishte shtatzënë – ka qenë e vështirë, sepse “gërmonin në një pla.gë të hapur”. “Gjithsesi lajmet vazhdonin me muaj të tërë. Dhe unë nuk e di, sa herë që dilja apo shtoja ndonjë kilogram, unë për të gjithë isha shtatzënë. Nuk e kuptonin. Kjo ndodh rëndom dhe në njëfarë forme i lëndojnë njerëzit. Unë e kërkoja atë shtatzëni. Unë e doja atë shtatzëni. Gjatë gjithë kohës më gërmoje aty ku unë e kisha plagën të hapur… akoma.”
Orinda shtoi se Atara, vajza e çiftit, erdhi në jetë në moment kur ndoshta ajo nuk e priste më. “Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi. Në fakt kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë”.
“Në një formë ose në një tjetër, do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje”.