Suvi Mahonen, 47 vjeçe, dhe i partneri i saj Luke Waldrip, 50 vjeç,donte një fëmijë të dytë, pasi mirëpritën vajzën e tyre Amity në botë në 2013, por kur gjërat nuk shkuan sipas planit, paratë nuk ishin objekt për ta.
Një grua 47-vjeçare, e cila ka shpenzuar shtatë vjet dhe 161 mijë euro në fertilizim in vitro, më në fund ka mbetur shtatzënë. Gazetarja Suvi Mahonen dhe i dashuri i saj Luke Waldrip, 50 vjeç, vendosën të provonin një fëmijë të dytë në vitin 2015, dy vjet pas lindjes së vajzës së tyre Amity. Por shtatë vitet e ardhshme i sollën çiftit rezultat pas rezultati të dështuar, duke i lënë ata çdo herë zemërthyer.
Dëshira e çiftit për një fëmijë tjetër është shtrirë në tri kontinente të ndryshme, duke bërë përpjekje në Australi ku jetojnë, SHBA dhe Rusi. Me çdo përpjekje, Suvi dhe Luke merrnin një hua për të përballuar procedurën e shtrenjtë.
Pasi përpjekjet e tyre të para dështuan, Suvi tha se ajo ndaloi së thëni njerëzve se po përpiqej të kishte një fëmijë, duke u ndjerë e “poshtëruar” që nuk po funksiononte. “Nuk mund ta duroja, nuk mund ta duroja poshtërimin. Thjesht përfundova duke u thënë njerëzve se kishim ndaluar”, – tha ajo.
“Rezultatet negative të testit ishin shkatërruese; më shkatërronin dhe kjo më bënë të ndihesha se po dështoja”. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë duke përdorur vezët e Suvit, çifti zgjodhi të provonte një donator vezësh në klinikën OLGA në Shën Petersburg, Rusi.
Ata hodhën 26 mijë euro në tri raunde IVF me klinikën, e cila ofron një garanci për kthimin e parave, me shpresën se do të funksiononte. Por çifti ranë dakord se kjo do të ishte përpjekja e tyre e fundit.
“Nëse nuk do të kishim sukses me Klinikën, do t’i merrnim ato para dhe me të vërtetë do të kishte qenë ashtu,” tha Suvi. Por ajo shtoi se dyshja vendosën të shfrytëzonin “një shans të fundit” për këtë.
Suvi tha: “Ne po përgatiteshim të zhgënjeheshim. E kisha ende valixhen në tavolinë dhe mbaj mend që mendoja, nuk do ta hapja sepse mund të më duhet të kthehem në klinikën në Rusi për një përpjekje tjetër”. Ajo shtoi: “Ne do të paguajmë borxhin për pjesën tjetër të jetës sonë, por unë i thashë burrit tim, ‘Nuk më intereson nëse jetojmë në një tendë, mjafton të kemi familjen tonë’. Ne jemi në moshën ku duhet të zotërojmë pronë deri më tani, por nuk e kemi sepse kemi pasur prioritet familjen tonë. Është ende herët, kështu që ekziston mundësia që diçka të shkojë keq, por ne kemi një embrion tjetër tashmë në akull dhe kemi dy raunde të tjera me klinikën. Derisa të kesh një foshnjë të porsalindur në gjoks, kjo shkakton ankth. Por ne kemi shumë shpresë me këtë shtatzëni; shenjat deri tani janë të mira. Ne jemi shumë të sigurt tani, duke pasur parasysh këtë rezultat pozitiv, i cili është një hap i madh në drejtimin e duhur, ne jemi mjaft të sigurt se në fund të udhëtimit do të kemi tre fëmijët tanë”.