Ylli i X-Factorit britanik Tom Mann ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës Danielle Hampson në ditën e tyre të dasmës.
Ngjarja në familje ndodhi mëngjesin kur ata do të kurorëzoheshin.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Tomi duke postuar në faqen e tij të Instagramit.
Danielle nuk vuante nga ndonjë problem shëndetësor.
Ai u shpreh se:“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime humbi jeten në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me një humbje e madhe. Ne kurrë nuk arritëm në altar; të bënim betimet tona, ose të kërcenim valsin tonë të parë, por ti e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Unë do ta mbaj këtë unazë që duhej ta mbaja gjithmonë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar për ty. Jam plotësisht i thyer duke u përpjekur ta shkruaj këtë dhe sinqerisht nuk e di se ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël,” ka shkruar Tom.