Blerina Bombaj: Një barishte e çmuar që qetëson dhimbjet e kyçeve

Hithrat kanë veti antialergjike dhe qetësojnë dhimbjet e kyçeve

Vitaminat dhe mineralet
Hithrat janë një burim i mirë proteinash. Ndërkohë ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave A, B dhe C si dhe Kalcium, Magnez, Kalium dhe Zink.

Artriti
Ndër shekuj hithrat janë përdorur për artritin. Kur vendosen në gishta dhe në zona të tjera të prekura nga artriti, ato mund të qetësojnë dhimbjet deri në 85%. Hithrat përmbajnë neurotransmetuesit serotoninë dhe histaminë, të cilat janë përgjegjëse për efektet e tyre qetësuese.
Gjithashtu mund të përdoren me rezultat edhe për dhimbje të tjera si muskulare.

Alergjitë
Jeni të lodhur nga alergjitë sezonale? Studimet tregojnë se hithrat mund të ndihmojnë. Përbërësit antiinflamator dhe flavanoidet që gjenden te hithrat ulin nivelin e histaminës së prodhuar në reaksionet alergjike me pasojë uljen e tështimave dhe simptomave të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *