3 resorte luksoze vidhnin energji elektrike ne Shengjin dhe Golem

🛑 STOP VJEDHJES❗️

#OSSH, procedon në Polici 3 subjekte “hotel resort” në bregdet #Shëngjin #Golem

📌Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), vijon luftën pa asnjë kompromis kundër subjekteve që #abuzojnë me energjinë elektrike✔️
👉Dje, në orët e mbrëmjes, strukturat e posaçme të OSSH #Shkodër, gjatë kontrolleve kanë zbuluar dhe proceduar në polici dy subjekte me aktivitet #hotel resort në qendër të Shëngjinit.
👉Subjektet private vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes, në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.
📝Verifikimet janë kryer në prezencë të oficerëve të policisë gjyqësore dhe 👮‍♂️ forcave të rendit, ku më pas u morën masat e nevojshme të shënuara në procesverbal.
👉Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), konstatoi vjedhje të energjisë elektrike (ndërhyrje në matës) tek një subjekt hotel në plazhin e Golemit, pranë #Durrësit. Menjëherë, pas konstatimit të abuzimit, u njoftuan strukturat e posaçme ligjzbatuese, duke proceduar rastin për veprime të mëtejshme🛑
📍OSSH u bën apel konsumatorëve, sidomos atye privat, se do të vazhdojë, pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.
📌Gjithashtu, OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel:
☎️ 069 414 1001 whatsapp/viber

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *