A do të bjerë borë në Tiranë, vjen përgjigja e meteorologut

    Tirana sot u zgjua nën ngjyrat gri të dimrit. Ndërkohë që në Tiranë jemi mësuar të shikojmë dëborë shumë rrallë , ndryshe po ndodh me qytete e tjera.

    Në Korçë reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesin e sotëm, ku në disa zona të caktuara trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm. E pikërisht për këtë arsye, në aksin rrugorë, Korcë-Dardhë, nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

    Reshjet e dëborës kanë shfaqur probleme në qarkun e Dibrës, ku në Lurë, Kala e Dodës e në Reç, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm. Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi ka hasur probleme në qarkullim, ndaj automjetet kanë mbetur të bllokuar rreth 1 orë.

    Por çfarë thotë meteorologu Hakil Osmani për reshjet e dëborës?

    “Reshjet e dëborës do të shfaqen ditën e sotme gjatë mesditës dhe në vijim, por do të jenë reshje të pakta në zonat malore verilindore dhe lindore”-u shpreh meteorologu

    Në rrugët e zbrazura të kryeqytetit ka pasur dhe reshje të pakta shiu, që sipas meteorologut do të vijojnë përgjatë ditës së sotme.

    “Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen në territorin shqiptar duke sjellë mbizotërimin e kthjellimeve në vend. Edhe vranësirat do të jenë prezente por do të jenë kryesisht në zonat malore. Vlerat termike do të kenë një rritje të lehtë të tyre në mëngjes ndërsa më e ndjeshmja do të jetë në vlerat maksimale gjatë mesditës duke shënuar dhe 15 gradë Celsius që në fakt janë 2-3 gradë më të larta se vlerat tipike të muajit janar”- tha Hakil Osmani.

    Pavarësisht dëshirës së madhe për të shijuar dëborën në Tiranë, gjasat janë të pakta.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *