Aksidentohet në Tiranë aktori Gaz Paja, përfundon në spital, dalin fotot

    Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja është aksidentuar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Policia njofton se ai ka qeë duke lëvizur me motor kur është përplasur me një makinën në vendin e njohur si “Rruga e Kavajës”, në kryeqytet.

    “Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *