Aktori i humorit tallet me fatkeqësinë e Veliaj: Kush tha që rrufeja nuk bie në ..

    Kryetari i Bashkise se Tiranës, Erion Veliaj, konfirmoi sot se është infektuar nga Covid-19. Ka pasur reagime të shumta, mes të cilëve nuk mund të qëndronte pa komentuar aktori i humorit, Julian Deda, i njohur edhe si eksponent politik, pranë PD-së.

    “ErFuku infektohet me Covid 19, me pak fjalë rrufeja bikërka edhe në hale”, shkroi ai.

    Këngëtari i njohur Frederik Ndoci është përpjeëkur ta korrigjojë, me fjalën “bikërka”, duke i thënë se duhej shkruar “bie.”

    Ish-ministri i Drejtësisë, dhe ish-deputeti i LSI, Ylli Manjani duket se lajmin e parë e mori nga Julian Deda, duke i thënë se e ka konfirmuar, nëse është e vërtetë që Veliaj është infektuar me Covid.

    Julian Deda, pas konfirmimit, nuk i kurseu ironitë me një tjetër mesazh, në rrjetet sociale.

    “Përfundimisht Covid 19 pësoi mutacion. Nëse të kap, përveç me kolle, me temperature, me mungesë nuhatje, të bën edhe mashtrues”, ironizoi aktori i humorit, lidhur me rastet e fundit”, shkroi ai.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *