Ambasada ruse në Tiranë reagon për vaksinën: Ne shtator do jete gati, ja kush do e mari fillimisht..

    Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para në botë.

    Ambasada ruse shprehet se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë i testimeve. Po ashtu ajo ka njoftuar se që nga shtatori parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik.

    Postimi i Ambasadës ruse në Tiranë:

    Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.

    Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *