News

“Ambasada shqiptare tort uron njerëzit, radhë të gjata për te marre pasaportën”

“Ambasada shqiptare  tort uron njerëzit, radhë të gjata për te marre pasaportën”

Përpara ambasadës shqiptare në Greqi janë mbledhur dhjetra njerëz që presin në radhë për të aplikuar për pasaportë. Ky është pretendimi i kryetarit të degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci.

Ai publikoi një video në “Facebook” ku duken qytetarët në pritje dhe i bëri thirrje qeverisë të reagojë.

“Prej orësh radhë, njerëzit po torturohen dhe po u rrezikohet jeta në kohë pandemie. Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi. Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhur nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pasaportë. Në këtë kohë të vështirë pandemie, njerëzit torturohen dhe nuk marrin shërbimin më minimal të tyre, kjo është e patolerueshme. I bëj thirrje Edi Ramës, të bëjë rrugëzgjidhje të menjëhershme, të shtojë personel dhe t’ju shërbejë qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer ambasadën në zyrat e aleatit!”