Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, habiten mediat italiane: Nisin studimet e thelluara rreth kesaj çështje

    Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha sërish nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

    Ky femonem në Itali duket i çuditshëm dhe mediat në vend shkruajnë se Shqipëri mund të jetë një rast studimor për mjekët. I habitur nga ky fakt është dhe drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales, i cili në një deklaratë tha se po përpiqen të kuptojë arsyen përmes studimeve të gjera.

    Sidoqoftë, kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm, por ende s’ka asnjë të prekur, pasi në gati 50 raste të dyshuara të gjithë kanë dalë negativë.

    Po ashtu në rrjet ka nisur të qarkullojë dhe një teori tjetër se shqiptarët janë një popull imun nga koronavirusit dhe nuk kanë rrezik për t’u infektuar

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *