Atentati që tronditi Tiranën, dalin në dritë detaje të reja, mësohet se…

    0
    54

    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Astir, ku u qellua me breshëri Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

    Ata ishin në një mjet “Audi” luksoz që drejtohej nga Mihasi 32-vjeç, kur u qëlluan me breshëri plumbash dhe për pasojë humbën jetën të dy personat që ndodheshin në mjet.

    Dyshohet se ka ndodhur nga vra sës me pagesë dhe se kanë marrë pjesë 5 persona.

    Shoferi dhe dy të tjerë që qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt Mihasit dhe Dumanit, si dhe dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar autorët e ngjarjes që të arratisen.

    Deri më tani në komisariat janë shoqëruar 15 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, apo që kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja, për të dhënë më shumë detaje.

    Burime për median bëjnë me dije se makina e djegur tip “Toyota” me targa AA 532 ON, të cilat rezultojnë të vjedhura në Tiranë, ishin denoncuar më 2 korrik të këtij viti.

    Ndërsa armët që u gjetën në makinën e djegur e kanë të fshirë numrin serial.

    Teksa dyshohet se shënjestër e autorëve ishte Mihasi, ndërsa 26-vjeçari Armando Dumani që mbeti i vrarë gjithashtu në këtë atentat mendohet se ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

    Kush është Erigers Mihasi?

    Erigers Mihasi ishte baba i tre fëmijeve, 2 djemve dhe një vajze.Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, sepse ai u akuzua për grabitjen e shtëpisë së Elton Çiços në vitin 2015. Ky i fundit u vra një vit më vonë në Tiranë. Ai dyshohet edhe si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.

    Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Sipas grupit hetimor armët ishin përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në kryeqytet, në Durrës, Sarandë dhe në Shkodër.

    Ndërsa Dumani, 26-vjeç është përfshirë në grabitjen e një banke të nivelit të dytë në vitin 2021 në Vlorë, nën kërcënimin e armës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here