BE nxjerr listën e re për hapjen e kufijve, ja ku ndodhet Shqiperia

    Diten e djeshme Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka përditësuar të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore.

    Duke iu referuar numrit të të infektuarve, mesatarja e 14 ditëve të fundit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian ka qenë 16 të infektuar për çdo 100 mijë banorë – dy javë më parë, më 15 korrik, kjo mesatare ishte 13 të infektuar/100 mijë banorë.

    Mesatarja është rritur ndjeshëm për vendet e Ballkanit nga 73 raste në 85 për 100 mijë në dy javët e fundit. Prirja rritëse më shqetësuese është ajo në Mal të Zi nga 123 raste në 162 raste për çdo 100 mijë banorë.

    Sipas Qendrës Europiane, Shqipëria ka 49 raste për 100 mijë banorë, Serbia 91, Bosnje e Hercegovina 120, Maqedoni e Veriut 106,  Kosova 140, kurse Mali i Zi 210 të infektuar për 100 mijë banorë, me një rritje prej 39 rastesh.

    Me këtë mesatare në rritje, BE-ja me siguri do të vazhdojë t’i mbajë mbyllur kufijtë për vendet nga Ballkani Perëndimor, duke patur parasysh se Brukseli ka rekomanduar që hapja e kufijve të bëhet sipas një rregulli ku nëse vendet do të raportojnë një mesatare më të ulët se ajo e BE-së në 14 ditët e fundit mund të këshillohet hapja e kufijve.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *