Bordi vendos çmimet e reja: Sa do shitet nafta, benzina e gazi nga sot?

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Duke filluar nga orë 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet për 237 lekë/litri nga 243 lekë/litri që ishte deri më tani. Ndërkohë benzina e cila deri tani shitet 223 lekë/litri, pas orës 18:00 do të jetë më shtrenjtë pasi do shitet 227 lekë/litri. Nga ana tjetër çmimi i gazit është ulur pasi tani do jetë 100 lekë/litri.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *