Bota e kinematografisë në zi, shuhet legjenda e Hollywood

    Pak ditë para ndarjes së çmimeve Oskar, vjen jë lajm i keq për botën e kinematografisë.

    Legjenda e Hollywood, aktori Kirk Douglas, një figurë e kinemasë për 6 dekada ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare.

    Ai njihet për shumë role të luajtura, ku vlen tëpermendet roli protagonist në filmin klasik Spartanët të bërë në vitin 1960. Ai lindi në New York në vitin 1916 dhe spikati gjatë ‘Epokës së Artë’ të Hollywood duke u nominuar për Oskar për herë të parë në vitin 1949 me filmin Champion. Douglas është nominuar 3 herë për çmimin Oskar.

    Kirk Douglas është babai i aktorit që ka fituar Oskarin, Michael Douglas.

    Me trishtim të thellë, vëllezërit e mi dhe unë ju njoftojmë që Kirk Douglas na la sot- thuhet në një deklaratë të Michael.

    “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave … por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babai, vazhdon më tej deklarata.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *