Cikloni i fuqishëm ka përfshirë Italinë, a do te preket Shqipëria, sinoptikanja Lajda Porja del urgjent me njoftimin

    Cikloni që po bën kërdinë në Italinë jugore, pritet të zbarkojë në Maltë nga kjo mbrëmje deri të premten. Priten erëra deri në 120 km/h, shira të dendur dhe det i trazuar.

    Por a preket Shqipëria nga cikloni i fuqishëm që ka prekur Italinë ditët e fundit?!

    Në një prenoncim për Top Albania Radion, meteorologia Lajda Porja tha se vendi ynë nuk rrezikon të preket nga ky uragan. Moti në vendin tonë do të vijojë i kthjellët edhe gjatë fundjavës, si pasojë e masave anti-ciklonike nga Siberia.

    Këto masa të fuqishme nuk do ta lejojnë ciklonin të “udhëtojë’ drejt Shqipërisë, edhe pse vendet janë në një distancë të afërt. Pas fundjavës vendi do të preket nga reshjet e shiut por që do jenë krejt normale dhe nuk do të kenë lidhje me ciklonin që ka prekur Italinë.

    Porja tha se këto lloj uraganesh tropikale janë tipike për vjeshtën dhe kjo nuk është hera e parë që të tilla ciklone prekin Italinë fqinje.

    Sa i përket Italisë stuhia pritet të godasë sërish Sicilinë, në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës me erëra deri në 10 km/h, reshje nga 100 deri në 200 ml, dallgë deri në tetë metra të larta, aq sa Mbrojtja Civile e Qarkut ka dhënë tashmë alarmin e kuq.

    Cikloni mesdhetar ndodhet prej ditësh në detet jugore të Italisë

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *