Detaje të reja kanë dalë në dritë nga humbja Martin Çeços, pak ditë më parë nga tre persona, ku mollë sherri u bë një vajzë 18 vjeç(Tina). Kjo e fundit, punonte në qytetin e Korçës, në një byrektore.
Martini e kishte njohur vajzën, në kohën, kur shkonte të hante byrekë me një shok.
Vazja ishte në një lidhje me një prej autorëve, Valter Mollajn, bashkëfshatar i Tinës, por ndërkohë i jepte shpresë për dashuri dhe 26-vjeçarit Martin Çeço, duke i shkruar në “Messenger”.
Ajo nuk i kishte treguar Martinit për lidhjen e saj me Valter Mollajn dhe 26-vjeçarit i shkruante nga adresa të tjera dhe i kërkonte që të mos e merrte në telefon.
Këto detaje vunë në dyshime Martin Çeçon deri në momentin kur Valter Mollaj i flet në telefon dhe e kërcënon ate.