Do ndodhë para Kuvendit të 11 dhjetorit, analisti plas “bombën”: Berisha arrestohet nga SPAK

    Analisti i njohur Frrok Çupi është shprehur paraditen e kësaj të mërkure se ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet tre ditë para Kuvendit të demokratëve që ai ka thirrur më datë 11 dhjetor. Sipas Çupit, Berisha do të përfundojë në SPAK.

    “Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK. Do të ndodhë sigurisht Kuvendi i 11 dhjetorit nëse Berisha nuk është i ftuar në SPAK. Do të ndodhë që të bëjë një tortë të madhe siç e ka zakon. Unë flas jo pa informacion.

    Nëse do të ndodhë që Berisha do të mbledhë ata njerëzit, sigurisht ai do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do ti thotë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën, shihni ligjin e pronave, u lanë në mes të rrugës intelektualët, shihni të ish-të përndjekurit”, tha Çupi.

    I ftuar në emisionin “Breaking”, analisti e krahasoi 11 dhjetorin me piramidat financiare. “Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre…”, shtoi Frrok Çupi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *