Drama e Kledi Kadiut: “Djali im Gabriel është i sëmurë”

0
135

Kledi Kadiu hapi zemrën dhe tregoi kalvarin që po përjeton me bashkëshorten e tij Charlotte Lazzari. Të dy patën fëmijën e dytë në gusht. Fëmija, emri i të cilit është Gabriel, megjithatë kishte probleme serioze në lindje. “Në 13 ditë pas lindjes, Gabrieli shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit”.

Kledi e përkufizoi lajmin si “fillimi i një kalvari që na ka vënë vërtet në provë”. Fëmija mbijetoi dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin prej heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegoi balerini, është kthyer në shtëpi “pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime”. Ndaj çifti nuk u dorëzuan dhe filluan të luftojne së bashku me të voglin percjell shqiptari.net.

“Ne kemi nisur një rehabilitim të hershëm – tha ai -. Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmëri dhe në dashuri si stimuli më i mirë i të mësuarit. Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë.” /shqiptari.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here