News

“Dy lajme shume te mira per koronavirusin”. Mjeku i njohur: Mund ta them me plot gojën se..

“Dy lajme shume te mira per koronavirusin”. Mjeku i njohur: Mund ta them me plot gojën se..

Mjeku Ilir Alimehmeti ka postuar diten e sotme dy lajme të mira në rrjetin social Facebook ku thekson se virusi është shumë më i butë se më parë ndërsa deklaron se Kina ka gënjyer lidhur me kurbën e pandemisë, nga ku u bazuan më pas dhe modelet e mbylljes së shteteve.

Postimi i plote i Alimehmetit:

Dy lajme shume te mira miqte e mi! Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se: 1. Origjina kohore e Koronavirusit daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019. Pse eshte e rendesishme? Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.

Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdown dhe bllokimin e levizjeve. Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme. Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre.

Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”. 2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur. Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.

Forza miqte e mi! Natyra dhe imuniteti njerezor ka qene gjithnje me e forte se masat shteterore! Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!