E fundit/ Një lajm i mirë dhe një i keq për pensionistët

    Pensionistët nuk do të përfitojnë rritje pensionesh në 2022 por vetëm indeksim dhe një bonus prej 5 mijë lekësh. Ky ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga opozita në komision ekonomie ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

    Edhe pse në draft-buxhet parashikohen 7 koncesione të reja për vitin e ardhshëm me vlerat përkatëse, ministrja e Financave tha se asnjë prej tyre nuk do të nisë vitin e ardhshëm. Opozita ndërkohë bëri apel që të bëhet kujdes me shpenzimet për ngritjen e agjencive shtetërore. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 4.1% vitin e ardhshëm.

    Pensionet në 2022
    Indeksim 2.5 %
    Bonus 5 mijë lekë

    Rritja ekonomike
    2021 7.6 %
    2022 4.1%

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *