E FUNDIT/ Rama njofton ndryshimet e masave, si do të lëvizet me makina, orari i daljes, kush ndëshkohet

    Diten e sotme , kryeministri Rama tregoi “live” nga Facebook masat e reja për qarkullimin gjatë shtetrrethimit. Gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi se do të lejohet qarkullimi me makina private, por nuk do të lejohet marrja e njerëzve në makinë.

    Gjithashtu, edhe marrja e të moshuarve në makinë do të jetë e ndëshkueshme. Rama shtoi se do të shtohet orar për lëvizje ndërsa për personat që do të thyejnë rregullat do të ketë ndëshkime të rrepta.

    Personat që marrin leje-dalje do kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta dhe jo për një orë siç ishte rregulli më parë.

    Gjithashtu, do të jetë e mundur kryerja e pazareve me automjet privat, por rregullat për mos pasjen e pasagjerëve në automjet vijojnë të mbeten të njëjtat.

    Kryeministri njoftoi gjithashtu se hapaja e aktiviteteve që janë të ndaluara, si baret apo restorante, do të dënohet me ndalim lirie dhe konfiskim të gjithçkaje që mund të ketë lokali.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *