E papritur: Pas aludimeve ‘Semi-Donald’, Bora Zemani futet në ‘Big Brother VIP’

    Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP” pritet të jetë shumë interesante. Faqja zyrtare ka njoftuar se Bora Zemani do të hyjë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Nuk dihen ende më shumë detaje, por me siguri Bora do të futet për t’u përballur me Semin dhe Donaldin. Siç tashmë dihet, Semi është shoqja e saj e ngushtë, ndërsa Donaldi ish-partneri.

    Dyshja janë treguar shumë të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi, duke u diskutuar tepër si mes banorëve të “Big Brother”, ashtu edhe në publik. Megjithatë, si Semi ashtu dhe Donaldi kanë mohuar të kenë diçka më shumë se shoqëri.

    Për më tepër, pak ditë më parë Semi u shpreh se Bora dhe Donaldi vdesin për njëri-tjetrin, madje dhe vetë aktori la të kuptohej se është ende i dashuruar me moderatoren.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *