E rende në Greqi, kush është familja shqiptare që humbi 3 anëtarë

    Një familje shqiptare u përfshi në një aksident ditën e djeshme në Greqi.

    Mediat greke shkruajnë se 3 nga familjarët humben jeten në vend, ndërsa ka shpëtuar, djali i tyre 17 vjeçar.

    Ata janë burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.

    Media greke Lamiareport.gr shkruan se makina tip “BMW”, me të cilën udhëtonin shqiptarët është përplasur me një kamion karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.

    Aksidenti rrugor u regjistrua mesditën e djeshme në rrugën Xyniada-Koromilia, në Fthiotidë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *